E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta letër Brukselit:Vendi është në situatë dramatike’
Publik News

Meta letër Brukselit:Vendi është në situatë dramatike’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas publikimit në media të një letre që ai i ka dërguar komisionerit për zgjerimin, Oliver Varhelyi, në lidhje me shqetësimet e tij për situatën politike që po kalon vendi.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shkruan se “është i detyruar ta publikojë vetë letrë, për të shmangur çdo interpretim dashakeq”.

Postimi i Metës

Të dashur gazetarë,

Meqënëse burime nga mazhoranca kanë servirur për një televizion, letrën zyrtare të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta drejtuar Komisionerit për Zgjerimin, për të krijuar keqkuptime, po detyrohemi ta publikojmë të plotë për të shmangur çdo interpretim dashakeq.

***

Një ditë pasi komisioni Europian propozoi çeljen e negociatave mes BE dhe Shqipërisë, presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër me doza të forta shqetësimi komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi.

Presidenti paralajmëron thellimin e krizës politike duke theksuar se Shqipëria është duke kaluar një situatë dramatike politike.

Kjo letër e presidentit Ilir Meta, nis me besimin e kreut të shtetit se rekomandimi komisionit, do të përkrahet nga vendet anëtare. Presidenti nuk pajtohet me gjetjet e shkruara nga komisioni Europian.

“Nuk mund ta fsheh keqardhjen në lidhje me fotografimin e fakteve lidhur me procesin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese për të cilën thoni: “Ka një mosmarrëveshje në lidhje me të fundit anëtarë të nominuar  si pasojë e një interpretimi të procedurave të emërimit nga Presidenti Republikës”. Padiskutim ka një mosmarrëveshje,  në lidhje me procedurën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues, por kjo vjen nga interpretimi i ndryshëm prej shumicës qeverisëse e cila tenton të kapë Gjykatën kushtetuese të vendit duke e shtuar këtë krizë Sui Generis në Shqipëri”.

Letra e presidentit, mbërritur në Bruksel,  vijon me një tjetër koment për shumicën socialiste për sa i  përket radhës së zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues.

“Shumica publikisht ka spekuluar për të përfituar  mbështetje të plotë nga BE duke miratuar masa legjislative  antikushtetuese përfshi këtë ligj. Kam kërkuar të di pozicionin zyrtar të parlamentit për këtë çështje, por kam hasur në heshtje përballë këtyre akuzave”.

Katalogu ankesave të presidentit  vijon edhe me misionin e EURALIUS  në Tiranë.

“Dua t’u theksoj se i vetmi aktor që në mënyrë të pashpjegueshme që nuk më është përgjigjur është misioni EURALIUS 5, një trupë e thirrur për të ndihmuar autoritetet në këtë çështje lidhur me reformat e BE”.

Presidenti përcjell edhe këtë kërkesë për komisionerin për zgjerim në BE shoqëruar me një paralajmërim të fortë se çdo, të ndodhë në Shqipëri me atë që presidenti e quan krizë.

“Besoj se Komisioni Europian duhet të vihet me gjithë zemër në krah të interesave të popullit shqiptarë.  Çdo lloj ndihmë e mëtejshme në gërryerjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në vendin tim, do të përshkallëzojë krizën aktuale dhe inkurajojë ç’popullimin e Shqipërisë”.

Letra e presidentit mbyllet me këtë premtim:

“Unë do të qëndroj i palëkundur në mbrojtje të integritetit të themelimit të gjykatës kushtetuese si e vetmja shpresë për një qeverisje me llogaridhënie përmes parimit Check and Balance, në mënyrë të posaçme përballë kësaj situate politike dramatike në Shqipëri”.

dear.jpg

1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.