E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta :  LSI-ja ishte problem serioz për Ramën dhe Bashën
Lajme

Meta : LSI-ja ishte problem serioz për Ramën dhe Bashën

Ilir Meta i PL-së, ka hyrë në botën e iluzioneve. Meta tha mbrëmjen e sotme se LSI-ja, partia e cila është katandisur me 4 deputetë, ishte një problem serioz për kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Meta tha në një intervoistë me Pranvera Borakajn se për këtë arsye Rama dhe Basha u përpoqën ta defaktorizonin partinë e tij.

“E vërteta është se Edi Rama kishte totalisht në xhep opozitën para 25 prillit. Gjithçka është e qartë që ishte një inskenim mes tij dhe Lulzim Bashës. Ishin aktet e një opozitarizmi fals në pamje, që krijonte gjoja tension se digjte një kërpudhë atje para Kryeministrisë, por në fakt i dorëzoi atij gjithë Parlamentin dhe e nxori opozitën në rrugë. Jo vetëm kaq, por i krijoi mundësinë që të merrte në tavolinë 100% pushtetin lokal dhe gjithçka tjetër ishte pjesë e një regjie të përbashkët për të garantuar atë shumicë që i duhej Edi Ramës dhe një rezultat që garantonte vazhdimin politik të Lulzim Bashës, më pas pastaj me ato që dihen shpalljen “non grata” të Berishës dhe përpjekjet për të hequr Presidentin në atë kohë. Natyrisht përpjekja e tyre themelore ishte defaktorizimi i ish-LSI-së, si një problem serioz për ta sa i takon mbarëvajtjes së pazareve të tyre personale në kurriz të demokracisë”, theksoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.