E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta me tone të forta: Nuk i përdhunon dot shqiptarët, siç veproi me reformën në drejtësi
Politikë

Meta me tone të forta: Nuk i përdhunon dot shqiptarët, siç veproi me reformën në drejtësi

Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka thënë se McGonigal është afera më e madhe në raport me SHBA-në.

Ai ka folur me tone të ashpra, duke u bërë thirrje deputetëve që t’i vënë gishtin kokës sa nuk është vonë.

Sipas tij, tri porositë e para FBI-së, i janë dhënë për Ilir Metën si President, për ta hetuar.

“Jam shumë i nderuar që tri porositë e para që i ka dhënë Edi Rama këtij zotërisë që është ndaluar nga FBI-ja, i ka dhënë kundër presidentit në detyrë në atë kohë Ilir Metës, për të bërë hetime të paligjshme nën autoritetin e FBI-së, për të ndikuar këtu dhe jashtë vendit dhe për të marrë dëshmi të rreme.
Caushaj ka dhënë një pjesë të vogël të së vërtetës që unë e kam ditur.
Nuk janë 4 vizita, aq janë regjistruar për momentin. Nga hetimi do të dalin shumë më tepër vizita të paraportuara sipas ligjit të Shtetit amerikan që kanë qenë në funksion të lojërave të Edi Ramës për të shkatërruar stabilitetin.
Ne kemi punën tonë dhe drejtësinë tonë. Ne kemi dhe drejtësinë e popullit. Këta persona janë takuar dhe me prokurorë, dhe me gjykatës, me njerëz të drejtësisë dhe biznesmenë dhe janë përdorur nga Edi Rama për të bërë shantazhe dhe mashtruar”, tha Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.