Meta mesazh para Shën Valentinit : Mimozat po çelin, pranvera nuk ndalet
Presidenti Ilir Meta e ka nisur ditën sot duke dhënë një mesazh miks, për dashurinë dhe politikën.
“Mimozat po çelin dhe Shën Valentini po afron. Pranvera nuk ndalet!”, shkruan Meta në postimin e tij më të fundit në rrjetet sociale.
Me shprehjen se pranvera nuk ndalet, Meta nënkupton popullin e 2 marsit për të cilin ai e përmend sa herë që ka konflikte me mazhorancën.
Një ditë më parë ai do të mbante një tjetër status, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama. “Nuk më duan President dhunuesit e të drejtave të shqiptarëve, kush synonte ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe kush është pro “Ballkanit të Hapur”, do të shprehej Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



