E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta mesazh të koduar ish deputetit të tij Tavo, pas fitores në Himarë
Lajme

Meta mesazh të koduar ish deputetit të tij Tavo, pas fitores në Himarë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët komentoi fitoren e Vangjel Tavos në Himarë.

Ai i drejtoi një mesazh të koduar kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, dikur ish deputeti i partisë së tij LSI.

‘Unë i kam pas dhënë një mesazh dikur kryetarit të bashkisë së Himarës i cili është në burg sepse kam pasur marrëdhënie korrekte me të, i kam thënë ki kujdes se ky të merr më qafë dhe shumë të tjerëve për Edi Ramën dhe për mungesën e përgjegjësisë së tyre, nuk kam asnjë mesazh për të por për grabitësit e bashkisë së Himarës për Edi Ramën sigurisht që e kam një mesazh.’, tha Meta.

Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo është shpallur fitues i zgjedhjeve të pjesshme të 4 gushtit 2024 me një diferencë prej 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit “Bashkë Fitojmë’ në opozitë, Petro Gjikuria.

Procesi i numërimit të 36 kutive të votimit që nisi pak pas mesnatës dhe u mbyll në orën 06:30 të mëngjesit nxorri këtë rezultat: Vangjel Tavo 5022 vota, pra 58.62%  e Petro Gjikuria 3545 vota, 41.38 %.

Ndërsa vetëm një vit më parë, në zgjedhjet e 14 majit 2023, Fredi Beleri i “Bashkë Fitojmë” kishte fituar me 19 vota diferencë ndaj Jorgo Goros së socialistëve.

Zgjedhjet për kryebashkiakë në Bashkinë e Himarës i dhanë fund sagës së një rrugëtimi 15 mujor të bashkisë pa kryetar legjitim në krye të saj. Saga nisi dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit 2023 me arrestimin e Belerit. Më pas dënimi i tij me dy vite burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, dhe arrestimin e kryetarit në detyrë Jorgo Goro nën dyshimet se përmes dokumentave të falsifikuar ka lejuar rregjistrimin e parregullt të dy pasurive të patundshme.

Kam një mesazh për grabitësin e bashkisë së Himarës, për Edi Ramën, sigurisht që kam një mesazh, ‘të gjitha këmbimet dhe shkëmbime që bën ti, për të fshehur akte të tradhtisë kombëtare dhe për të fituar konsensus për grabitjen e pronave të himariotëve, për pastrim të parave nuk do të funksionojnë’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.