E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Nanos i jam mirënjohës që e kam pasur shofer dhe nuk më ka aksidentuar
Lajme

Meta: Nanos i jam mirënjohës që e kam pasur shofer dhe nuk më ka aksidentuar

Meta thotë se nuk dihet se çfarë e shtyu ish-liderin historik të Partisë Socialiste që t’i bënte qokën e radhës kryeministrit aktual, Edi Rama.

Presidenti Meta: Fatos Nano, sa here kollitej Doktori, largohej nga Tirana. Unë kurrë nuk kam dhënë shembullin e zyrtarit të lartë, i cili braktis institucionet kur ato sulmohen me arme dhe as nuk kam shkuar ne kazino dhe buzuqe kur ndodhnin fatkeqësi kombëtare. Si karakter ai mbetet një ordiner, por se çfarë e shtyu t’i bënte qokën e radhës kryeministrit këtë unë nuk mund ta di. I jam mirenjohes qe kur e kam patur shofer, nuk me ka aksidentuar.

“Kur ishte në krye të funksioneve dha shembullin më të keq se si kryhen këto funksione para socialistëve dhe popullit shqiptar. Koha ka treguar që unë kam patur gjithmonë të drejtë. Flet ky që njëherë kollitej doktori dhe ikte një javë nga Tirana duke gjetur pretekste të ndryshme. Unë jam përpjekur që ta shndërroja nga një të burgosur ordiner në një të burgosur politik. Ai ishte dhe mbetet një karakter ordiner”, tha Meta

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.