E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta në çeljen e fushatës të “Bashkë Fitojmë”: Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është 
Politikë

Meta në çeljen e fushatës të “Bashkë Fitojmë”: Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është drejtuar sot qytetarëve nga podiumi i çeljes së fushatës për “Lokalet” e 14 majit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Është koha të vrapojmë! Edhe 29 ditë për t’i dhënë fund monizmit absolut në pushtetit vendor. Pyes veten, pas 4 vitesh do shkallmojmë atë që askush nuk e mendonte ndonjëherë në Shqipëri, që ky vend anëtar i NATO, 100 përqind pro evropian, të jetë një vend ku në mënyrë të paligjshme një klikë kontrollon në mënyrë absolute të gjithë pushtetin vendor. Asnjë këshilltar opozitar në 4 vite në Shqipëri. Ne e dimë shumë mirë se pushtet absolut do të thotë korrupsion absolut siç është e gjithë Rilindja. Koha e ndryshimit ka kaluar me kohë, është koha për revolucion. Për revolucionin me votë që do sjellë përmbysjen e korrupsionit absolut.

Ai autobus atje është një shpresë e madje, jo thjesht për transportin falas. Çdo ditë për qytetarët e Tiranës. Ai autobus është shpresë, se më në fund nuk do të vendosen taksa arbitrare, por që shkojnë te pronarët e incenaratorëve që nuk ekzistojnë. Ndaj, të gjithë të vrapojmë sepse përballë këta kandidatë nuk kanë rival, por vetëm një regjim të kalbur në themelet e tij të korruptuara. Kanë përballë një regjim që ka nevojë për një të shtyrë me votën tuaj. Këta janë kandidatët më legjitimë që ka njohur historia vendit tonë”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.