E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Në mos kini armë gjeni, ia rrëmbeni atij qeni!
Publik News

Meta: Në mos kini armë gjeni, ia rrëmbeni atij qeni!

I ftuar në emisionin “Opinion” ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta duke ju përgjigjur pyetjes së një qytetari në telefon se ku do ti gjente armët për të armatosur popullin pasi në Shqipëri nuk ka dyqane armësh, përgjigja e Metës ka qenë e menjëhershme.
“Dihet ajo shprehja, në mos kini armë gjeni, ja rrëmbeni atij qeni”, – tha Meta duke iu referuar kenges labe.
Në vijim Meta ka shpjeguar se nuk do të dalë me Ramën për qafe pas këtyre sulmeve në datën 26 qershor. LSI është e hapur për të bërë koalicioni me socialistët dhe jo me Edi Ramën.
“Me Ramën e kemi mbyllur, por dyert e socialistëve janë të hapura për koalicion”
Meta deklaroi se nuk ka asgjë personale me Ramën.
“Nuk kam asgjë personale me Ramën. Nuk kam patur asnjëherë, që nga video me Dritan Priftin që është e ditur që ai e ka orkestruar. Nuk përfshihen në politikë gjërat personale”, është shprehur Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.