E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta nga Çorovoda: Pas 14 majit, do t’i vendosim bashkitë në shërbim të qytetarëve
Politikë

Meta nga Çorovoda: Pas 14 majit, do t’i vendosim bashkitë në shërbim të qytetarëve

Pas Beratit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndalur në Çorovodë, ku na nderuar dëshmorët e kësaj zone. Meta në fjalën e tij para të pranishmeve tha se liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje, ndërsa ftoi qytetarët që të votojnë më 14 maj për ndryshimin.

Ai tha se pas zgjedhjeve, bashkitë do të jenë në dispozicion të qytetarëve.

“Jam i nderuar që jam këtu me përfaqësues të këtij qyteti, dhe të familjarëve të dëshmorëve. Të parët tanë kanë bërë qëndrese të jashtëzakonshme kundër nazi-fashistë. Jemi krenarë që Skrapari ishte i pari që u çlirua dhe mbeti një kështjellë që nuk u ripushtua më. Jam i bindur se 5 maji i ardhshëm do të jetë krejt tjetër dhe këtu do jetë gjithçka siç ka qenë gjithmonë. Ne do kujdesemi gjithmonë që këto vende të shenjta të kenë vëmendjen e kujdesin e të gjithëve. I ftoj të gjithët të forcojmë këtë liri, me pjesëmarrjen tonë në zgjedhjet e 14 majit. Janë një moment kyç, që të vendosim bashkitë në interes të qytetarëve. Duhet t’u kujtojmë fëmijëve tanë, se liria nuk dhurohet, por mbrohet çdo ditë. Liria mbrohet me votë dhe pjesëmarrje në zgjedhje.”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.