Meta ngjit malin e Shelegurit: Kënaqësi e paparë, por pa arratisje
Presidenti Ilir Meta po e shfrytëzon këtë kohë karantine për shkak të koronavirusit edhe për pasionin e tij për të shijuar natyrën e mrekullueshme në malet e Shqipërisë.

Së fundmi, Meta ka postuar një video ku tregon se ka ngjitur malin e Shelegurit në Kolonjë.
Nga atje, ai jep një mesazh dhe thotë se “përshëndet nga piramida 17 e Republikës së Shqipërisë, por pa arratisje”.
Piramida 17, ne Shelegur te Kolonjes, ndan kufirin mes Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise.
“Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë. Ngjitja në malin e mrekullueshëm të Shelegurit në Kolonjë të jep një kënaqësi të paparë.
Ju përshëndes nga piramida 17 e kufirit të Republikës së Shqipërisë. 🇦🇱”, shkruan Meta
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



