E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta ngrihet në këmbë në emision dhe puth Kushtetutën
Publik News

Meta ngrihet në këmbë në emision dhe puth Kushtetutën

Momenti kur Meta puth Kushtetuten qe i dhuroi Fevziut

Presidenti Ilir Meta ishte mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ ku tregoi më shumë për tubimin antiqeveritar të 2 marsit, kundër asaj që e ka quajtur tentativë për grushtë shteti nga mazhoranca.

Në fund të emisionit, moderatori Blendi Fevziu i dhuroi Presidentit një stilograf të personalizuar, me portretin e Skënderbeut, ndërsa i kërkoi Metës t’i jepte atij Kushtetutën që kishte marrë me vete në emision.

Pasi u mendua për disa sekonda, Meta pranoi t’i jepte Fevziut Kushtetutën por vetëm me kushtin që ta mbajë në një vend të nderuar dhe me dinjitet. Në fund, Presidenti siç ishte në këmbë e puthi Kushtetutën dhe ia dhuroi moderatorit Blendi Fevziu.

Blendi Fevziu: Tani t’ju kërkoj edhe unë një gjë. Më mirë live…

Ilir Meta: Çfarë?

Blendi Fevziu: A mund të ma jepni Kushtetutën tuaj dhuratë?

Lorenc Vangjeli: Është bashkë me reformën në drejtësi brenda ai.

Ilir Meta: Tani…

Blendi Fevziu: Ma jepni një Kushtetutë se nuk ju gjen gjë? Dhuroni Kushtetutën të paktën.

Ilir Meta: OK, por duhet ta mbash në një vend të nderuar.

Blendi Fevziu: Pa diskutim.

Ilir Meta: Dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë që kjo është Shqipëria jonë, kjo është Amerika jonë, kjo është Europa jonë dhe vetëm duke dashur Kushtetutën tonë siç duan amerikanët Kushtetutën e tyre do të bëhemi ai vendi që kanë aspiruar të parët tanë dhe që të jetojnë dhe të shkëlqejnë fëmijët tanë këtu. Unë po e puth dhe ta mbash me dinjitet këtë Kushtetutë.

Blendi Fevziu: Në një vend që nuk ka fotografi politikanësh do ta vendos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.