E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Ramën
Publik News

Meta: Nuk do të ketë kurrë marrëveshje me Ramën

Presidenti Ilir Meta i pyetur nga gazetari Çim Peka nëse mund të jetë ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk e përjashtuar diçka të tillë.

Edhe pse nuk e ka pranuar, ai u shpreh se presidenti e shikon veten si ushtar i parë, ndaj nesër nuk mund të mos jetë ushtar i dytë apo i tretë, duke e lënë të hapur një mundësi që të lërë postin e presidentit për atë të ministrit të Brendshëm.

“Ilir Meta është President i Republikës dhe është në krye të detyrës. Për shkak të situatës së veçantë në të cilën ndodhemi për shkak të kapjes së shtetit dhe instalimit de facto të një junte politico-policore, Ilir Meta është i detyruar ta konsiderojë veten edhe ushtarin e parë të republikës. Për një njeri që e konsideron veten ushtari i parë, nuk mund të mos jetë nesër ushtari i dytë apo i tretë”, tha Meta.

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë fund spekulimeve se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama m und të ketë një marrëveshje politike.

Presidenti Meta: Populli shqiptar do të tregojë që ka aq dinjitet  para zgjedhjeve. Ne jemi popull 100% europian dhe nuk mundet të na marri zvarrë një bandë. Unë jam i angazhuar që të gjithë të shkojnë të votojnë, për një Shqipëri që shkon në Europë, jo që shkon në një projekt që ka qenë projekt shtypës, barbar dhe përjashtues, tepër i dyshimtë dhe destabiziluar. Kjo është një histori e qartë. Zgjedhjet janë të mbaruara se do të votojnë qytetarët shqiptarë në 25 prill. Jam i sigurtë që 90 e më shumë përqind e shqiptarëve duan që Shqipëria të shkojë në Europë.

Po ashtu Kreu i Shtetit ka theksuar se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, pasi nuk mund të presin nga ndërkombëtarët për të zgjidhur hallet tona.

Presidenti Meta: Mos prisni nga ndërkombëtaret te zgjidhin hallet tona. Një nga ata qe ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual qe shkoi ne SHBA i maskuar si grua për te bere një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë! Kupa është mbushur, tani duhet thyer!

I pyetur nëse do të bënte një koalicion me kryeministrin Edi Rama, Meta tha se nuk ekziston një mundësi e tillë dhe kjo histori është e përfunduar.

Presidenti Meta: Kurrë mos e mendoni se ekziston një mundësi, që Ilir Meta të bëjë një koalicion me Ramën. Kjo histori ka përfunduar! Kurrë më marrëveshje me Edi Ramën!

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.