E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta nuk i jep Plotfuqishmërinë Bushatit, kërkon informacion nga takimet me Kotzias
Lajme

Meta nuk i jep Plotfuqishmërinë Bushatit, kërkon informacion nga takimet me Kotzias

Presidenti Ilir Meta ka kthyer sërish letrën me sqarime të dërguar nga Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për të marrë autorizimin për negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se kërkesa është kthyer sërish sespe nuk ka informacionin e mjaftueshëm për takimet kokë më kokë që janë zhvilluar deri më tani mes dy vendeve tona. Mungon gjithashtu dhe platforma e bisedimeve dhe strategjia.

Presidenti përmes një letre me 9 faqe  ka kthyer kërkesën për plotfuqishmërinë e Bushatit për të kërkuar më tepër informacion, sidomos nga takimet kokë më kokë në takimet mes Ministrave të Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.