Meta për Altin Dumanin e SPAK: Kushëriri i Nuredin Dumanit! Ai ‘karafil’ mund të kapë ndonjë ‘laraskë’, por…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Meta tha se kushëriri i Altin Dumanit, Nuredini ka vrarë, ndërsa kreu i SPAK po vret pluralizmin.
Ilir Meta: Kushëriri i tij, Nuredini ka vrarë, ndërsa Altin Dumani po vret pluralizmin. Ky karafil kërkon të bëhet vrasës i demokracisë.
Nuk ka ekzistuar asnjë sulm imi si President apo kryetar i PL ndaj SPAK-ut. E kam bërë të qartë se zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm me 69 vota ishte kapje flagrante e SPKA dhe Prokurorisë sepse në këtë mënyrë u kap KLP.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



