E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta përgjigjet për shkarkimin e tij nga Komisioni hetimor: Unë mezi pres…
Politikë

Meta përgjigjet për shkarkimin e tij nga Komisioni hetimor: Unë mezi pres…

Kryetari i Shtetit, Ilir Meta ka bërë të ditur sot se do të jetë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit Hetimor të ngritur nga maxhoranca, ku kërkohet shkarkimi i tij.

Në një postim në Facebook, Meta i kthen përgjigje gazetarëve, duke thënë se ai është shembulli i bashkëpunimit institucional.

 

 

Në mesazhin e tij Meta shkruan se mezi pret të kthehet në Parlament.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan ai.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.