E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta përkujton çlirimin e Kosovës me pamjet e rralla të NATO-s: Dhjetra mijëra heronj dhanë jetën për lirinë
Publik News

Meta përkujton çlirimin e Kosovës me pamjet e rralla të NATO-s: Dhjetra mijëra heronj dhanë jetën për lirinë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës nga pushtuesit serbë.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Meta ka publikuar pamje të rralla të trupave të NATO-s, teksa ecin mes popullit kosovar, pas çlirimit.

Sakaq, presidenti shkruan se duhet kujtuar me nderim jeta dhe vepra e presidentit Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së dhe heronjëve që dhanë jetën për Kosovën.

“Sot, në 21-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kujtojmë me nderim të jashtëzakonshëm jetën dhe veprën lapidare të Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe Komandantit legjendar Adem Jashari, djemtë dhe vajzat e UÇK-së, si dhe dhjetëra e mijëra Heronj e Dëshmorë që dhanë jetën për Kosovën Republikë, në paqe, të lirë, të pavarur, sovrane dhe demokratike, me orientim të qartë perëndimor, në bashkëpunim e fqinjësi të mirë me të gjithë në rajon.

Përjetë mirënjohës dhe falenderues për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, që çështjen e lirisë së Kosovës, e bënë çështje të dinjitetit të tyre!” shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.