E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta  përshendet tërheqjen e  maxhorancës nga votimi për Antishpifjen
Publik News

Meta përshendet tërheqjen e maxhorancës nga votimi për Antishpifjen

Në një deklaratë për mediat, Meta e ka përshëndetur atë që e ka cilësuar reflektim që i shërben një qëllimi më të madh të përbashkët.

“Hap shumë pozitiv që e përshëndes se reflektimi i cili i shërben në cdo rast qëllimit më të madh të përbashkët. Eshtë pikërisht mbrojtja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë dhe garantimi i standardeve demokratike. Nuk është humbje për askënd përkundrazi aq më tepër dihen shqetësimet mjaft serioze të ndërkombëtareve dhe ky është një moment pozitv”- tha ai.

Reagimi i Metes erdhi ne pergjigje te interesit te medias, pas vendimit te fundit te marre ne Kuvend. Sot ne seance, shumica parlamentare u terhoq nga votimi per “Paketen antishpifje”, nderkohe qe ne rendin e dites ishte parashikuar votimi per dekretin e Presidentit Meta, qe kerkoi mosmiratimin e kesaj pakete.

Me votim, pas propozimit te bere nga kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, Kuvendi ka hequr nga rendi i dites votimin per dekretin e Presidentit per “Antishpifjen”.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.