E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Meta President serioz”- Gjekmarkaj: Pas asaj që i bëri KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, qëndrimi në detyrë do ta kthejë në…
Lajme

“Meta President serioz”- Gjekmarkaj: Pas asaj që i bëri KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, qëndrimi në detyrë do ta kthejë në…

Analisti Agron Gjekmarkaj thotë se Presidenti Ilir Meta ka ruajtur një dekor institucional me disa akte që bëri.

Ai thotë se pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor, Meta duhet të dorëhiqet nga pozita e kreut të shtetit, duke sqaruar edhe arsyen pse.

“Meta ka 30 vjet në politikë me dritë hijet e veta! Është zgjedhur President nga mazhoranca e majte! Personalisht nuk jam votues dhe mbështetës i tij! Dekretin e kam gjykuar akt dinjitoz, mundësi për të reflektuar e për ti kursyer vendit këtë rënie të demokracisë! Tani ku shtet qe rrotullohet anash një individi nuk e meriton me Meten si President! Nëse Ilir Meta deri sot ishte një president serioz, duke ruajtur një dekor institucional me disa akte qe beri, pas asaj qe i beri KQZ dhe Kolegji Zgjedhor! Nesër e me pas nëse rri në atë karrige është një personazh komik! Duhet te dorëhiqet dhe te na i kurseje arsyetimet juridike ! Kjo qeveri meriton një president me fytyrën e vet”, theksoi Gjekmarkaj në “Real Story”.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.