E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta :  Pse  u ndava  me PS – në ?
Lajme

Meta : Pse u ndava me PS – në ?

Presidenti Ilir Meta ne nje konference me mediat kete te premte ka ngritur shqetesimin per largimin e te rinjve nga Shqiperia, per shkak te asaj qe ai e quajti “krize ne arsim” si “nje drame kombetare”.

“I bëj thirrje parlament e qeverisë për ndërmarrjen e reformave për ta shëndetësuar nga fiktiviteti e militantizmi partiak. Hapjen e sistemit e freskimin e tij me prurje cilësore akademike, që do jenë hartuesit e reformave të vërteta e te besueshme për ta nxjerrë nga koma e për ta futur në binarët konkurrues të tregut”, theksoi kreu i shtetit ne thirrjen e tij.

Presidenti Ilir Meta: Premisa nxitëse të braktisjes masive të vendit nga rinia e shpopullimi.

Do e cilësoja krizën në arsim si krizën më të rëndë ekzistenciale për sot e për nesër, dramë kombëtare se i heq Shqipërisë pasurinë më të çmuar e burimet njerëzore si promotorë.

I bëj thirrje parlament e qeverisë për ndërmarrjen e reformave për ta shëndetësuar nga fiktiviteti e militantizmi partiak. Hapjen e sistemit e freskimin e tij me prurje cilësore akademike, që do jenë hartuesit e reformave të vërteta e te besueshme për ta nxjerrë nga koma e për ta futur në binarët konkurrues të tregut.

Me një arsim konkurrues do u japim të rinjve tanë shpresë.

Për Presidentin Ilir Meta nuk ka rëndësi se kujt forcë politike do ti përkase pasi të lërë mandatin e Kreut të Shtetit. Në një komunikim me gazetarët, Meta u shpreh se ajo që ka rëndësi është shpopullimi i Shqipërisë, pasi të rinjtë që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen dhe ata që janë kërkojnë të largohen.

“Kjo është e parëndësishme për momentin dhe do të ketë rëndësinë e saj në momentin e duhur. Tema për të cilën folëm është alarmuese që reflektohet edhe në të dhëna të tjera. Sipas studimeve 94% e shqiptarëve që studiojnë jashtë nuk pranojnë të kthehen dhe ata që studiojnë këtu duan të largohen. E rëndësishëm është të përfshihemi në një debat konstruktiv për arsimonin në vendin tonë pasi nuk mund të ketë një të ardhme me këto tregues. Unë mendoj se vendi ka kapacitete intelektuale, por politika duhet të jetë mirëkuptuese dhe ti japë fund tutelës. Duhet ti japë mundësi të rinjve për vende më të mira pune”.

Po ashtu, Presidenti tregoi edhe arsyet pse u largua nga Partia Socialiste në 2004: “Janë dy gjera të ndryshme, angazhimi im politik para se të merrja detyrën e presidentit dhe përmbushja e kësaj detyre dhe përmbushja e angazhimeve të mia në periudhat e mëparshme. Sa i takon periudhave të mëparshme. Unë jam ndarë me PS në 2004 për shkak se ishte kthyer në pengesë të integrimit dhe bllokoi marrëveshjen e stabilizimit asociimit dhe kam themeluar një forcë të re politike për të zhbllokuar këtë proces dhe kam realizuar këtë gjë, pasi në 2005 LSI luajti një qëndrim përcaktues. Ishte pikërisht rotacioni i 2005 që solli nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizimit mes Shqipërisë dhe BE”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.