E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta publikon videon dhe tregon pse bëri koalicion me Ramën në 2013: Unë e detyrova kryemashtruesin që të…
Publik News

Meta publikon videon dhe tregon pse bëri koalicion me Ramën në 2013: Unë e detyrova kryemashtruesin që të…

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka publikuar një video në rrjete sociale, ku krahas saj tregon dhe arsyen se pse bëri koalicion në 2013 me Edi Ramën.

Meta thotë se arsyeja ishin 3 ligjet që ishin kusht nga BE dhe mbaheshin peng nga vetë kryeministri, të cilin Kreu i Shtetit e cilëson si kryemashtrues.

“Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro”, shkruan Meta.

Shënimi i plotë i Metës

Për të gjithë ata që më pyesin pse bëra koalicion me Partinë Socialiste në prill të vitit 2013, kam një kujtesë nga fjala ime e mbajtur në 5 maj 2013, Ditën e Shenjtë të Dëshmorëve, para familjarëve të tyre dhe veteranëve, ku kam bërë thirrje publike të votoheshin urgjent para zgjedhjeve parlamentare, Ligji për Gjykatën e Lartë, Ligji i Nëpunësit Civil dhe Reforma Parlamentare, tre kushte të Bashkimit Europian, që mbaheshin peng nga Kryemashtruesi i Sektit “Rilindje”.

Në 30 maj 2013 isha po unë që e detyrova Kryemashtruesin e Sektit “Rilindje” t’i votonte në Kuvend:

Ligji për Gjykatën e Lartë me 108 vota pro

Ligji i Nëpunësit Civil me 107 vota pro

Reforma Parlamentare me 108 vota pro.

Tani është koha t’i lerë mashtrimet ordinere dhe të kuptojë njëherë e mirë se pa respektimin e Marrëveshjes konsensuale të 5 Qershorit nuk ka çelje negociatash.

Për të tjerat, ju ftoj të gjithëve të më ndiqni sot live në Syri TV, në ora 20:45, në një intervistë me gazetarin Çim Peka, përballë edhe një paneli të nderuar analistësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.