Meta regon sërish për Kakavijën: Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik
Presidentit Ilir Meta reagoi përsëri nisur nga situata që u krijua në doganën e Kakavijës, ku me mijëra qytetarë qëndruan për 4 ditë në pikën kufitare në radhë kilometrikë për të kaluar në shtetin fqinj.
Me anë të një postimi Meta i ka shprehur irënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjen e qytetarëve në Kakavijë.
Ngër të tjera Meta edhe një herë u ka kërkuar ndjesë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare.
“Mirënjohje mediave që ngritën në këmbë opinionin publik për vuajtjet e pamerituara të qytetarëve tanë në Kakavijë! Edhe një herë NDJESË të gjithë qytetarëve për mosparandalimin e kësaj krize humanitare,” shkruan Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



