E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta rrëfehet për fundvit: Ndonjëherë edhe mund ta kem shkelur ndonjë ligj
Publik News

Meta rrëfehet për fundvit: Ndonjëherë edhe mund ta kem shkelur ndonjë ligj

Presidenti Ilir Meta ka folur për politikën në vitin 2020 në Shqipëri, si dhe për ndryshimet e fundit në qeverinë Rama.

Ai tha se do të duhet që Rama të shkarkojë veten nga posti i ministrit të Jashtëm në mënyrë që të dekretohet ministrja e re Olta Xhaçka, ndërsa shtoi se ende nuk i kanë ardhur kërkesat për dekretim të ministrave të rinj.

I pyetur nëse e kishte thyer ndonjëherë ligjin, Meta u shpreh se edhe mund ta ketë bërë këtë ndonjëherë, por nuk ka qenë e qëllimshme nga ana e tij, ndërsa theksoi se Kushtetutën nuk e ka shkelur asnjëherë.

“Konsideratat e kryeministrit për mua ndryshojnë në varësi të momenteve të tij emocionale dhe interesat e tij politike. Qëndrimet e mia janë dhe kanë qenë gjithmonë koherente me Kushtetutën dhe me interesin public. Sa herëv që qeveria ndërmerr ligje në interest ë qytetarëve, unë kam bashkëpunuar gjithmonë. Asnjëherë nuk e kam shkelur Kushtetutën.
Për sa i përket ndonjë ligji është e diskutueshme, por Kushtetutën nuk e shkela as për radhën në Gjykatën Kushtetuese.

Në rast se mund të ketë ndonjë shkelje, kjo ka ndodhur për arsye praktike dhe jo për vullnetin e presidentit. Përpjekjet e mia kanë qenë që vendi të mos mbetej pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale.
Për të pranuar propozimin e ministres së re të Jashtme, duhet të vijë propozimi për lënien e detyrës së zotit Rama”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.