E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Sëbashku me Presidentin Radev, konfirmuam mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës
Lajme

Meta: Sëbashku me Presidentin Radev, konfirmuam mbështetjen e sovranitetit të Ukrainës

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar detaje nga vizita e tij në Bullgari ku u takua me homologun Rumen Radev.

Me anë të një postimi në Facebook, kreu i shtetit shkruan se gjatë takimit me Radev, konfirmuan se Shqipëria dhe Bullgaria janë në mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës.

Meta thotë se si vende anëtare të NATO-s, dëshmuan përkushtimin ndaj demokracisë dhe perspektivës më të fortë europiane.

Postimi i Ilir Metës:

Së bashku me Presidentin, Rumen Radev konfirmuam sot se Shqipëria dhe Bullgaria janë në mbështetje të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënojnë agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë. Dënoj krimet barbare me të cilat jemi njohur të gjithë, dhe për të cilat kërkohet hetim ndërkombëtar dhe jemi për një ndërprerje të menjëhershme të këtij  agresioni, por dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve, përmes dialogut dhe marrëveshjes. Njëkohësisht, si dy vende anëtare të NATO-s jemi më të angazhuar se kurrë, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj demokracisë dhe ndaj perspektivës më të fortë europiane dhe euro-atlantike të kontinentit tonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.