E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Shpresoj të ketë reflektim dhe aktet e publikuara të mos jenë të vërteta
Publik News

Meta: Shpresoj të ketë reflektim dhe aktet e publikuara të mos jenë të vërteta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sërish në lidhje me vendimin për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar.

Meta thotë se faktet e bëra publike tregojnë qartë një veprimtari të strukturuar kriminale që kërkon t’i vërë kazmën Teatrit.

Përmes një shënimi në facebook, Kreu i Shtetit thekson se 15 kushtet e BE-së janë shumë, dhe do ishte e rëndë nëse do shtohej edhe një kusht tjetër, duke shpresuar që të ketë një reflektim të palëve dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta.

Postimi i plotë i Metës

Faktet e bëra publike orët e fundit flasin qartë për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale, të paamnistueshme në çdo kohë, që kërkon të jetësojë marrëzinë për t’i vënë kazmën Teatrit Kombëtar, pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje, që ka marrë një dimension të qartë europian dhe ndërkombëtar.

Këto provokime mjaft serioze për paqen sociale në vend, janë të barazvlefshme si t’i vësh kazmën një herë e përgjithmonë përpjekjeve tona për të ecur së bashku me Maqedoninë e Veriut drejt çeljes së negociatave me Bashkimin Europian.

Shpresoj shumë të ketë një reflektim dhe aktet e publikuara në media të mos jenë të vërteta.

15 kushtet e vendosura nga BE janë tepër!

Shtimi edhe vetëm i një kushti tjetër do të ishte fatal e me pasoja vështirë të rikuperueshme për të ardhmen europiane të vendit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.