E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Shqiptarët sot më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e martirëve të demokracisë
Flash

Meta: Shqiptarët sot më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e martirëve të demokracisë

Kryetarit i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka nderuar kujtimin dhe veprën e katër martirëve të demokracisë që u vranë në masakrën e 2 Prillit në Shkodër.

Meta thotë se sot shqiptarët janë më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e tyre dhe për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë dhe të paprekshme.

“Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.

Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë! Bashkë Fitojmë”, shkruan Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.