Meta shuplakë të fortë edhe opozitës: E lanë Presidentin të ekspozuar ndaj një bande
Presidenti i Republikës, Ilir Meta hedh akuza të forta edhe ndaj dy partive kryesore të opozitës, duke nënvizuar se me braktisjen e Parlamentit, ato e kanë lënë presidentin të ekspozuar përpara një bande.

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese ka krijuar një tjetër kaos. Por presidenti Ilir Meta thotë se veprimet e tij janë në zbatim të Kushtetutës, ndërsa akuzon kreun e KED-së si ka vepruar në mënyrë mafioze.
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e ka të sqaruar. Ka kushtetutë, ka ligj dhe pastaj ka akte administrative. Parlamenti 30 ditëshin e ka me Kushtetutë, Presidenti e ka në Ligj, pasi të jenë kushtet kushtetuese. Anëtari i parë për tu zëvendësuar në Gjykatë emërohet nga presidenti. I dyti zgjidhet nga Kuvendit dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kam tre vjet që u them gjithë shqiptarëve edhe disa ndërkombëtarëve militantë se Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese sepse po bëhet ‘Ramaforma’.
KED është një instrument administrativ kolegjial, i cili ka për detyrë që këto kritere që përcakton ligji dhe këto afate dhe përcaktime që janë në kushtetutë dhe në ligj, pra presidenti kuvendi, gjykata e lartë ti rregulloj. Ti çojë listën presidentit, ti çojë listën Kuvendit, ti çojë listën Gjykatës së lartë. KED ka për detyrë të respektojë kushtetutën, pastaj ligjin dhe të mos shkelë kushtetutën. Nuk ka kompetencën KED që të shkelë unë kushtetutën.
Ndaj them që kreu i KED-së ka bërë akte të pastra mafioze. Pse është një akt i pastër mafioz? Është një akt mafioz sepse listat që janë bërë, për të gjitha vakancat janë miratuar në njëjtën kohë. Kryetari, i cili ka te drejtë të përgatisin rendin e ditës dhe të përcjelli shkresa për të zbatuar porositë e partisë që presidentit dy vakancat që i takojnë presidentit ia ka çuar në një datë, ndësra kuvendit ia ka çuar 7 ditë më vonese. Që presidenti sipas mendjes së tij, ti mbaronte mandati për të dytin dhe Kuvendi të kishte 7 ditë kohë. Që presidenti ose të detyrohej që ose brenda 30 ditëshit të bënte emërime të dytit që i takonte presidentit dhe të ishte një shkelje e qartë e kushtetues. Nuk u shpreha sepse nuk shkela kushtetutën”, tha kreu i shtetit më tej.
PD dhe LSI janë më shumë pranë qeverisë se sa Presidentit. Me ato akte e veprime qe kane bere deri tani, siç është dhe djegia e mandateve, e dëshmon këtë. PD dhe LSI i kane lënë rruge të hapur kapjes se institucioneve nga Rama. PD dhe LSI e kane lënë Presidentin e ekspozuar ndaj një bande.
Por unë do flas dhe me popullin dhe ta dinë mirë se unë nuk jam i vetëm. Unë kam popullin dhe do flas me ta. Një deklarate bëra në Pogradec dhe doli ne 1 mije media ndërkombëtare, ndaj e them që e dinë mirë ata kur flet Ilir Meta dhe i drejtohet popullit”,theksoi ai.
Më bëjnë nder me shkeljet që më ngarkojnë. Ndërkombëtarët sytë tek xhepi i tyre
Kreu i shtetit bëri dhe një deklaratë të fortë, ku tha se ndërkombëtarët ‘nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre’.
Mazhoranca ka përgatitur një projektrezolutë që pritet ta kalojë nesër në një seancë të jashtëzakonshme.
Ilir Meta: Po ta kaloj, çfarë shqetësimi kam unë.
Ku thotë Kuvendi i Shqipërisë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe gjithë organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionit të Gjykatës Kushtetuese, të zbatojnë me përgjegjshmëri detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë dekretin e presidentit numër 11.350 të datës 13 nëntor. Pra, Kuvendi i Shqipërisë i kërkon Komisionit Hetimor për shqyrtim të kërkesë së 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit, pra do e quajnë dhe këtë shkelje për të çuar në shkarkim.
Ilir Meta: Më bëjnë nder të madh me gjithë këto shkelje që po më ngarkojnë, unë të gjitha veprimet i kam bërë para qytetarëve shqiptar. Të gjithë e dinë sot se çfarë përfaqëson sot kuvendi i Shqipërisë.
Çfarë përfaqëson Kuvendi?
Ilir Meta: Përfaqëson kulmin se si nuk duhet të jetë një institucion që duhet të mbrojë interesat e qytetarëve shqiptar.
Është i njëjti Kuvend që ju zgjodhi juve president në mungesë të opozitës dhe vetëm me votat e të majtës.
Ilir Meta: Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.
Çfarë qëndrimi mbajnë ndërkombëtarët?
Ilir Meta: Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



