E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta sqaron dhe një herë përgjigjen për gjyqtarin e Kushtetueses në lidhje me diplomatët e huaj
Politikë

Meta sqaron dhe një herë përgjigjen për gjyqtarin e Kushtetueses në lidhje me diplomatët e huaj

Kreu i shtetit nuk dha përgjigje për emrat e diplomatëve të huaj në vendin tonë, për të cilët ka shprehur shqetësime në përfaqësitë e tyre në Shqipëri.

Pyetje: A mund të na i tregoni emrat e diplomatëve? Në përgjigjet për GJK ju jeni shprehur se shqetësimet tuaja për sjelljet jokorrekte të diplomatëve i keni shprehur zyrtarisht dhe përfaqësive të vendeve që përfaqësojnë në Shqipëri. Keni marrë pëgjigje nga ana e tyre?

“Lidhur me pyetjet që janë bërë nga anëtarë të Kushtetueses, në respekt të transparencës dhe integritetit të institucionit të Presidentit dhe detyrimit të tij për llogaridhënie kushdo që ka interes është i lutur në faqen zyrtre të Presidenit nëse ka durim e interes t’i lexojë si pyetjet e kush i ka bërë dhe përgjigjet që janë miratuar nga presidenti.

Nuk jam këtu për të folur për marrëdhëniet ndërkombëtare as të presidentit as të askujt që nga ana e presidentit me të gjithë kane qenë marrëdhënie të shkëlqyera, ka mbretëruar korrektësia nga ana e presidentit cdo gjë e mirëdokumentuar e cdo gjë konstruktive.

Sa i takon pyetjes që ka bërë Gjykata Kushtetuese, pas disa sqarimeve, është dhënë përgjigja: nëse shqetësimi i anëtarit të Gjykatës Kushtetuese vjen nga pretendimet e Kuvendit se ato formulime kanë ardhur nga akuzat e Kuvendit që falsifikon pa u lodhur, përgjigja është kjo që u kam dhënë, por nëse ju keni ndonjë shqetësim që unë se kam nga ndonjë vend partner përfaqësi e huaj ma thoni nga e keni ju se pastaj do u jap materiale plotësuese.

Se në përgjgje të akzuave e shpifjeve nga Kuvendi që në korrik u janë dorëzuar materialet e dokumentet anëtarëve të Kushtetueses”, tha Meta.

Sqarimi i Metës vjen lidhur me përgjigjen për pyetjen numër 33, të gjyqtarit kushtetues Përparim Kalo:

“Gjithashtu, a mendoni se akuzat ndaj përfaqësuesve të misioneve diplomatike bërë në daljet tuaja publike në media apo rrjetet zyrtare e sociale si të korruptuar apo ato për rrezikun e integritetit tuaj fizik kanë bazë faktike dhe nëse po, a keni bërë denoncim në organet përkatëse?”

Kësaj pyetje kreu i shtetit i ka dhënë këtë përgjigje:

“Presidenti i Republikës ka një marrëdhënie zyrtare plotësisht të dokumentuar dhe tejet konstruktive me partnerët kryesorë të vendit tonë, e në veçanti për Reformën në Drejtësi, sidomos me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Britaninë e Madhe.

Këta partnerë gjithmonë janë informuar në kohë, zyrtarisht dhe shkresërisht nga Presidenti i Republikës për përpjekjet e ethshme të qeverisë dhe mazhorancës për kapjen e sistemit të drejtësisë, e sidomos të Gjykatës Kushtetuese, në dhunim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.