E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta: Sulmi në Veri, dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit
Politikë

Meta: Sulmi në Veri, dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dënoi sulmin serb ndaj strukturave të Policisë së Kosovës duek theksuar se diçka e tillë vjen vetëm për destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

meta

Në fjalën e tij për gazetarët, Meta vlerësoi si të papranueshme deklaratat e presidentit Vuçiç, i cili publikisht deklaroi se nuk do ta njohë kurrë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Sipas tij, “presidenti i Serbisë është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogut, në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste.”

“Kosova ka përjetuar këto ditë një sulm të jashtëzakonshëm, për shkak të sulmeve të orkestruara kriminale ndaj Policisë dhe sigurisë publike të saj. Është tashmë shumë e qartë që kjo veprimtari kriminale ka si qëllim të vetëm destabilizimin e situatës dhe krijimin e një tensioni të përhershëm.

Të gjithë jemi të tronditur nga pamjet e arsenalit luftarak, që janë një provë e pakundërshtueshme e një veprimtarie kriminale të mirëmenduar për qëllime të larta politike.

Dua të vlerësoj si të papranueshme deklaratat e presidentin Vuçiç, i cili publikisht deklaroi edhe pas këtij sulmi, se nuk do ta njohë kurrë as në mënyrë formale e informale, Kosovën, si shtet sovran dhe të pavarur.

Kjo deklaratë e tij është një provë e qartë e mungesës së vullnetit për një dialog mes dy vendeve.

Presidenti i Serbisë është i vendosur në anën e minuesve të këtij dialogut, në funksion të qëllimeve të tij politiko-nacionaliste.

Ngjarjet e dhunshëm janë dëshmi e hidhur e qëndrimeve të vjetra të Beogradit të cilat pengojnë të ardhmen europiane të rajonit”, tha Meta për gazetarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.