Presidenti Ilir Meta duket disi i përjashtuar nga dinamikat politike për reformën zgjedhore.
Megjithatë vetë Presidenti tha se për të ka rëndësi të dalë ‘tym i bardhë’.
“Për mua është e rëndësishme që në fund të ketë tym të bardhë. Supermazhoranca aktuale nuk i ka votat e duhura për të bërë ndryshime, puna është që duhen qëllime të mira”, u shpreh Meta teksa bëri apel për gjithëpërfshirje dhe zgjedhje të gjithëpranuara.
“Është e rëndësishme të shkohet sa më parë në zgjedhje të pranuara për t’i dhënë fund kësaj krize institucionale në vend.
Unë mendoj se të gjithë ambasadorët e BE kanë të drejtën legjitime të shprehen për cdo cënim të marrëveshjes së stabilizim-asociimit që është në fuqi”, vijoi Meta në konferencën për gazetarët.



