“Meta” surprizon përdoruesit e Instagram dhe Facebook/ Së shpejti aplikon sistemin e verifikimit me pagesë
“Meta”, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram, njoftoi të dielën se do të fillojë të lëshojë një program abonimi me pagesë që lejon përdoruesit dhe bizneset të verifikojnë llogaritë e tyre me një distinktiv blu.
Në një postim në Facebook , CEO Mark Zuckerberg tha se sistemi i ri i verifikimit, i quajtur “Meta Verified”, do të kushtojë 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj për përdoruesit e iPhone.
Njoftimi vjen pasi Elon Musk, miliarderi i Tesla-s, themeluesi dhe pronari i Twitter, krijoi një sistem verifikimi me pagesë të njohur si Twitter Blue, pasi mori përsipër kompaninë vitin e kaluar. Twitter gjithashtu njoftoi të premten se përdoruesit që nuk abonohen në Twitter Blue së shpejti do të duhet të heqin dorë nga përdorimi i mesazheve me tekst si një metodë vërtetimi me dy faktorë për të siguruar llogaritë e tyre dhe në vend të kësaj duhet të përdorin metoda të tjera verifikimi.
Sipas Zuckerberg, shërbimi i abonimit do të rrisë autenticitetin dhe sigurinë në të gjithë shërbimet e Meta duke verifikuar llogaritë e përdoruesve me një ID të qeverisë. Ai tha se kjo do të krijojë mbrojtje shtesë kundër imituesve dhe abonentët do të kenë akses të drejtpërdrejtë në mbështetjen e klientit.
Opisioni i ri do të jetë i disponueshëm në Australi dhe Zelandën e Re duke filluar nga kjo javë./
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



