Meta takim vetëm me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi
Në mbledhje ishte i pranishëm, kryeministri Edi
Rama, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ministrat e qeverisë Rama, kryeprokurorja Arta Marku dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në mbledhje është folur për mënyrën se si do të menaxhohet në terren situata pas tërmetit.
Mbledhja është e një rëndësie të veçantë dhe ndaj pritet të ketë një deklaratë të shkurtër. Ajo që bëhet e ditur është fakti se Rama dhe ministat i kanë raportuar presidentit situatën në terren.
Po ashtu edhe kreu i qeverisë ka paraqitur edhe idenë e tij për penalitet me pronarët e pallateve, për të cilët ka thënë se do të paguajnë dhe riparojnë të gjitha dëmet e shkaktuara nga tërmeti në pallatet e ndërtuara prej tyre.
Siç shihet dhe në foto, kreu i qeverisë Edi Rama, është i vetmi që ka shmangur çdo kod etik në veshje, duke u shfaqur me xhupin e tij sportiv, të cilin e mban veshur tashmë prej një jave. Ai u fotografua kokëulur, teksa Ilir Meta fliste.
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i vetmi që nuk ka dalë nga Presidenca është kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Burime nga Presidenca thanë për “PUBLIK TV” se kreu i shtetit Ilir Meta është duke zhvilluar një takim kokë më kokë me Ruçin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



