E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta takime elektorale nē Tiranë: Angazhohemi për dyfishimin e pensioneve, jemi forca e zgjidhjeve konkrete
Flash

Meta takime elektorale nē Tiranë: Angazhohemi për dyfishimin e pensioneve, jemi forca e zgjidhjeve konkrete

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorët e njësinë nr.1 në Tiranë ku deklaroi se është i vendosur të bëjë gjithçka për fuqizimin e familjes shqiptare.

Meta shkruan në Facebook se kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës, teksa shkruan se PL është forca e zgjidhjeve konkrete.

Postimi i plotë:

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim.

Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.

Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.