Meta takon heroin e ambasadave të 1990-ës: Të rrëzojmë çdo mur që na ndan nga Europa
Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim sot, heroin kryesor që guxoi e çau me Skodën e tij, murin e ambasadave në Tiranë në vitin 1990, takim prej të cilit ka dhënë edhe një mesazh të fortë.
“Një takim i ngrohtë me Ylli Bodinakun, – shkroi Meta në Fb, – heroin e ngjarjeve të 2 korrikut 1990, i cili me “Skodën” e tij, hyri në historinë e Shqipërisë, për aktin e pashembullt të trimërisë dhe të guximit, si i pari që çau “murin shqiptar të Berlinit” dhe hapi një dritare shprese e lirie për mijëra shqiptarë, pas dekadash terrori e izolimi.
I bindur se bashkë me familjen dhe Rikelin në krah, djalin 3 muajsh, mund të shkonte drejt vdekjes, asgjë nuk e ndali Ylli Bodinakun, për të na dhënë të gjithëve një shembull dhe mesazh të madh frymëzimi: Të rrëzojmë çdo mur, që na ndan nga Europa e Bashkuar.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



