E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta thirrje qeverisë: Rënia e konsumit, sinjal alarmi!
Politikë

Meta thirrje qeverisë: Rënia e konsumit, sinjal alarmi!

Duhen masa efektive jo propagandë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me krizën ekonomike të shkaktuar si pasojë e inflacionit dhe rritjes së çmimit të energjisë.

Përmes një postimi në facebook, Meta shkruan se çmimet e larta kanë shkaktuar një rënie të konsumit.

Sipas tij kjo duket qartazi në rënien e volumit të mallrave që hyjnë në tregun shqiptar, ku në Portin e Durrësit gjatë muajit gusht importet ranë me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Meta i bëri thirrje qeverisë që të ndërrmarrë masa reale efektive dhe jo të shpallë paketa propaganduistike për show.

POSTIMI PLOTË

Rënia e konsumit si rezultat i çmimeve të larta është sinjal alarmi për vështirësinë ku gjendet ekonomia dhe familjet shqiptare!

Trendi shqetësues i rënies së konsumit vijon për të tetin muaj radhazi, ndërsa siç INSTAT deklaron volumi i mallrave në portet shqiptare për muajin gusht 2022 është 40% më pak krahasuar me muajin gusht të vitit 2021.

Situata paraqitet e vështirë për buxhetet familjare, të cilat priten të rëndohen edhe më tej si rezultat i vendimit absurd për rritjen e çmimit të energjisë.

Kjo situatë nuk zgjidhet me paketa propagandistike, por me masa konkrete efektive.

Indeksimi i pagave, heqja e taksës së qarkullimit, si dhe liberalizimi i lejeve për energjinë diellore janë disa nga nismat ligjore të Partisë së Lirisë, qëllimi i të cilave është në funksion të përballimit të kësaj situate të vështirë për të mbrojtur interesin publik dhe familjet shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.