E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë dhe të kthejmë rendin kushtetues!
Lajme

Meta thirrje qytetarëve: Të bëhemi bashkë dhe të kthejmë rendin kushtetues!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në nismat opozitare që t’i kthejnë vendit rendin kushtetues.

“Fillon puna, del edhe tv dhe formalisht letrat bëhen për tenderin më vonë dhe për kontratën bëhen pas 3-4 muajsh, në qershor. Kjo është arsyeja se pse largohen shqiptarët, se këtu është vrarë shteti i të drejtës, barazia para ligjit, meritokracia. Kur bëhen tenderat në këtë mënyrë, a e kuptoni se çfarë bëhet me konkurset për administratë publike, ku një kontingjent i madh po nuk patën kryer vepra penale s’mund të marrë pozita drejtuese. E kuptoni se ça bëhet me konkurset në polici, me ato të maturantëve? Se çfarë bëhet me zgjedhjet, me Hipotekat, me pronat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, se çfarë bëhet me çdo gjë në këtë vend. Ndaj kjo qeveri ka rënë me kohë, dhe është detyrë e çdo shqiptari jo që të largohet nga vendi, por zgjidhja është; të gjithë së bashku të kthejmë rendin kushtetues në vend. Siç e tregoi ky rast. Të kthejmë drejtësinë në vend, që e ka kapur prej fyti një bandit dhe për të rikthyer barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve.”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.