E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta tregon si e shikon veten pas dy vitesh dhe i përcjell mesazhin shqiptarëve: Më jepni fuqi që t’ju jap llogari
Publik News

Meta tregon si e shikon veten pas dy vitesh dhe i përcjell mesazhin shqiptarëve: Më jepni fuqi që t’ju jap llogari

Më jepni fuqi që t’ju jap llogari”! Ky është mesazhi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i dha shqiptarëve. Sipas tij, nuk mund t’i kërkohet llogari një personi që nuk i jepet fuqia.

Po ashtu, ish-kreu i Shtetit paralajmëroi se do të jetë aktiv në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që pas dy vitesh të jetë në krye të qeverisë, pasi u shpreh se do ti kaloj të gjitha hallkat që i ka kaluar më parë.

Pyetje: Si e shihni veten pas dy vitesh

Ilir Meta: Unë pas dy vitesh nuk e di si e shoh veten, por aktualisht e shoh vetën sikur e kam filluar nga e para

Pyetje: Mund ta shihni me plane të mëdhaja, e kam fjalën për nga ana  e drejtimit të vendit?

Ilir Meta: Patjetër, unë do ti kalojë ato shkallët që i kam kaluar njëherë. Me keni këtu në 25 vite në mënyrë aktive në jetën politike të vendit. Gjithmonë i hapur për llogaridhënien, gjithmonë transparent. Kam një mesazh për shqiptarët, më jepni fuqi t’ju jap llogari. Sepse nuk mund tja kërkoni llogarinë një njeriu që nuk i jepni fuqi.

Pyetje: Pra ju mund ta shihni edhe si kryeministër i ardhshëm i vendit?

Ilir Meta: Pa asnjë diskutim, si president pas 25 vjetesh

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.