E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta uron Jens Stoltenberg për rizgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s
Lajme

Meta uron Jens Stoltenberg për rizgjedhjen si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg.

Në urimin e tij Meta i ka shprehur Jens Stoltenberg-ut, mbështetjen e plotë të Shqipërisë në përmbushjen e misionit të NATO-s.

“Përshëndes rizgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke i uruar suksese zotit Jens Stoltenberg, e siguroj për mbështetjen time të plotë dhe të Shqipërisë, në përmbushjen e misionit të tij shumë të rëndësishëm në drejtim të Aleancës përballë sfidave dhe kërcënimeve të sotme globale”, shkruan Meta në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.