Meta uron pasardhësin e tij/ Injoron akuzat e Berishës
Presidenti Ilir eta ka uruar pasardhësin e tij në postin e kreut të shtetit, Bajram Begajn i cili u zgjodh pak më parë nga Parlamenti.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Meta shkruan:“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”
Meta firmosi ditën e sotme nga Stambolli vendimin për shkarkimin e Begajt nga posti i shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për t’i hapur rrugë zgjedhjes së tij si President. Për këtë, Meta u sulmua dhe nga ‘aleati’ i tij, ish-kryeministri Sali Berisha, i cili deklaroi se Meta ka shkelur Kushtetutën, pasi nuk mund të firmosë një venim për vendin, teksa ndodhet jashtë shtetit. Megjithatë, deri më tani Ilir Meta nuk ka bërë asnjë koment për këto deklarata.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



