E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta viziton “Strehën e Parë Vorfnore”
Lajme

Meta viziton “Strehën e Parë Vorfnore”

Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, kanë promovuar  sot “Javën e Fëmijëve Jetimë”.

Presidenti Meta ka zhvilluar një vizitë në “Strehën e Parë Vorfnore”, në Tiranë, për të përkujtuar, vlerësuar por edhe për t’i shprehur mirënjohjen familjeve tiranase për humanizmin e shkëlqyer që kanë treguar ndaj fëmijëve jetimë.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë përfaqësues të familjeve Hallulli, Harasani dhe Fico, personalitete të artit dhe kulturës, Zhani Ciko, Ardit Gjebrea, Rajmonda Bulku, Bujar Kapexhiu, Muntaz Dhrami, Justina Alia, Mimika Luca, si edhe përfaqësuesit më të lartë të komuniteteve fetare.

Në bashkëbisedimin me ta, Presidenti ka theksuar rëndësinë e sensibilizimit për më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj fëmijëve jetimë.

Presidenti Meta tha se mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët jetimë, është mesazhi kryesor që synohet të përcillet nëpërmjet veprimtarive që do zhvillohen edhe në Presidencë gjatë “Javës së Fëmijëve Jetimë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.