E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mihasi frekuentonte xhaminë, donte të largohej nga bota e krimit
Lajme

Mihasi frekuentonte xhaminë, donte të largohej nga bota e krimit

Tiranë- Erigers Mihasi, 32-vjeç, është një nga të ekzekutuarit mbrëmjen e djeshme në atentatin mafioz në zonën e Astirit.
Viktima 32-vjeçare, dhe pse emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i përfshirë në luftën mes bandave dhe me një jetë të trazuar, kishte tentuar të ndryshonte rrugë, të linte pas të shkuarën dhe t’i kushtohej një jetë të drejtë dhe më të mirë.

Ai kishte filluar të frekuentonte xhaminë në Tiranë. Ky lajm është bërë i ditur nga një postimi i profilit “Xhamitë e Tiranës” në rrjetet sociale.
Nëpërmjet postimit mësohet se 32-vjeçari, babai i tre fëmjëve po tentonte të shkëputej nga bota e krimit dhe t’i futej rrugës së zotit, por ditën e djeshme atij iu pre jeta në mes.

“Te Zotit jemi dhe vetëm tek Ai një ditë padyshim do të kthehemi! Mbrëmë ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij Erigers Mihasi i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë. Namazi i Xhenazes do të falet sot në varrezat e Sharrës në orën 14:30. “Të gjithë njerëzit janë gabimtarë, po më i miri prej tyre është ai që pendohet te Zoti i tij.” (Profeti Muhamed a.s) Zoti ia pastë pranuar sakrificën për t’iu kthyer rrugës së mbarë, Zoti ju dhëntë durim familjarëve të tij“, shkruhet në postimin e Xhamive të Tiranës.

Bëhet me dije se ngjarja e rëndë është regjistruar ditën e djeshme në zonën e Astirit në kryeqytet, teksa viktima Erigers Mihasi ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes. Së bashku me të është vrarë dhe pasagjeri. Të dy ishin duke udhëtuar në autmjetin luksoz tip “Audi” teksa ishin të paarmatosur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.