Mësohet se në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, vetëm në orët e mëngjesit të sotëm kanë kaluar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë mbi 10 mijë automjete dhe 25 mijë shtetas shqiptarë. Për shkak të fluksit dhe radhëve të gjata që janë bërë, autoritetet e doganës janë detyruar të punojnë me procedurë të përshpejtuar.
Operatorët turistikë në Shqipëri janë shprehur se shqiptarët e Kosovës i kanë dhënë një shtysë të rëndësishme turizmit, duke parë dhe situatën e vështirë të krijuar nga Covid-19.








