E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mike Pence merr kërkesë për paraqitje të detyrueshme në hetimin kundër ish-presidentit Trump
Bota

Mike Pence merr kërkesë për paraqitje të detyrueshme në hetimin kundër ish-presidentit Trump

Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për paraqitje të detyrueshme nga prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili po drejton hetimet mbi përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Një person që ka njohuri për këtë çështje, e konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve Associated Press, në kushte anonimiteti të enjten.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ia ka dërguar ditëve të fundit thirrjen ish-nënpresidentit Pence për të dëshmuar në hetimin mbi përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Skenari i jashtëzakonshëm një ish-nënpresidenti që mund të dëshmojë kundër ish-shefit të tij në një hetim penal vjen ndërsa Mike Pence po konsideron fillimin e një fushate presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024 kundër ish-presidentit Trump. Marrëdhëniet mes tyre u ftohën pasi një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të ndërprerë çertifikimin e fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të demokratit Joe Biden./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.