E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mikesha e K/Prokurores Arta Marku bëhet drejtoreshë e madhe
Publik News

Mikesha e K/Prokurores Arta Marku bëhet drejtoreshë e madhe

Prokurorja me dy emra Merita Hoxha ose Rita Gjati , mikesha  e Prokurores Arta Marku bëhet drejtoreshë e madhe

Po hetohet për falsifikim dokumentesh, Arta Marku e bën miken e saj dhe të Ulsi Manjës, drejtoreshë të madhe

Kryeprokurorja PP Arta Marku, po vazhdon me shpejtësi që ta shndërrojë institucionin që ja ngarkoi për ta drejtuar me dhunën e kartonëve, Edi Rama, në një bastion njerëzish besnik, të cilët përgjigjen vetëm përpara eksponentëve të PS-së.

Por skandali i vërtetë në emërimin në krye të kësaj drejtorie teje të rëndësishme, nuk janë marrëdhëniet personale të prokurores Gjati me Arta Markun dhe deputetin socialist Ulsi Manja. Sipas të njëjtit burim, Gjatit prej shumë kohësh është nën hetim nga organi i akuzës së rrethit të Lezhës, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Kjo prokurore njihet nga kolegët e saj si teje problematike, madje është e dokumentuar dhe e kallëzuar për telefonata kërcënuese.

Por të gjitha këto, duket se nuk e ka penguar aspak kryeprokuroren Marku, që ta katapultojë në detyrën e rëndësishme dhe madje edhe ta përgatisë për një nga organet më të larta të Vettingut, KLP ose KLGJ.

Emri i parë i Rita Gjatit ka qenë Merita Hoxha, por më pas ajo e ka kthyer në atë që mban edhe sot. Kulmin e karrierës së saj, prokuroja Gjati e ka pasur kur u komanua nga ish-kryeprokurori Adiratik Llalla në krye të organit të akuzës për rrethin e Kukësi.

Por si pasojë e shkeljeve të rënda për të cilat edhe po hetohet, ajo u transferua në fillim të muajit Gusht 2017, si prokurore e thjeshtë në Tropojë, vetëm 6 muaj pas marrjes së detyrës së rëndësishme në Kukës.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.