Miku i autorit zbardh detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Tiranë: I zuri pritë dhe e qëlloi me thikë pas shpine
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi, i cili u godit për vdekje me thikë pas shpine. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga ka rënë një prej autorëve, Enzi Maze.
Ndërkohë 18-vjeçari Axel Hoxhaj ndodhet ende në arrati. Në dëshminë e tij në polici Manes ka thënë se shoku i tij ishte rrahur nga viktima. 18-vjeçari ka thënë para grupit hetimor se shkak i sherrit mes dy të rinjve ishte bërë një vajzë që i pëlqente Axelit, e cila mësohet se ishte e dashura e 20-vjeçarit.
Duke u ndalur te nata kur ndodhi krimi, Maze pohoi se shoku i tij i kishte thënë se do të takonte Toshkesin për t’u sqaruar dhe jo për ta plagosur me thikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



