E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miku i Ramës dhe Sadri Abazi marrin 1.8 MLD lekë nga Shkreli pa garë
Denoncime

Miku i Ramës dhe Sadri Abazi marrin 1.8 MLD lekë nga Shkreli pa garë

Kristian Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejes, e ka nisur mbrapsht këtë mandat mbrapsht, pasi po bënë shpenzime të pakontrolluara. Ai ka planifikuar të ndërtojë një palestër në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar Mjede, të cilës në vitin 2021 iu dha emri i mësuesit dhe ish -drejtorit të ndjerë ‘’Hasan Meti’’.

Më konkretisht, bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i shkollës dhe ndërtim palestre Mjede”, për të cilën do të shpenzohen 1.8 miliardë lekë.

Për të justifikuar këtë shifër të lartë shpenzimesh, Shkreli ka përfshirë edhe rikonsturksion godine, lyerjen e fasadës. Në fakt duket në foton e këtij viti fasada e kësaj shkolle është në gjendje të mirë.

Por, tejkalime të tilla janë bërë për të çuar këtë shumë parash në duart e biznesmenëve, që ishin planifikuar më herët nga Shkreli. Sikur duket në dokument për këtë tender kanë shfaqur interes 7 kompani të ndryshme, por 3 prej tyre nuk kanë paraqitur një ofertë, ndërsa të vetmen ofertë më të lirë Shkreli e përjashtoi nga gara.

Kështu si pa rënë në sy tenderi mbeti në duart e bashkimit të operatorëve LODI CONSTRUCTION” shpk & “ALKO-IMPEX General Construcion” d.sh.h & “2 T” shpk, pronarët e të cilave janë mjaftë të njohura në aferat e tenderëve.

LODI CONSTRUCTION” shpk është në pronësi të Lazer Letjas, ndërsa firma “2 T” shpk drejtohet nga Artan Sako dhe Dritan Troksi . Ata e themeluan këtë firmë në vitin 2000, por asaj kohe kompania mbahej vetëm me disa leje ndërtimi.

Lulëzimi i saj filloi pas vitit 2013 kur erdhi në pushtet Edi Rama. Kjo kompani ka ndërtuar një godinë në pronësi të familjes së Linda Rama (Basha), në vitin 2012.

Ndërkohë Vëllai i Artan Sakos është Gramoz Sako, komandanti i Gardës së Republikës, i emëruar prej Ramës që në vitin 2013.Prandaj edhe sot, kjo firmë vazhdon të vjelë tenderët që kanë më fondin limit më të lartë.

Sakaq, firma bashkëpunëtore “ALKO-IMPEX General Construcion” d.sh.h është edhe më e njohur. Ajo është në pronësi të Arbër Abazit, por pas saj qëndron ish-deputeti Sadri Abazi. I cili ka lidhje të forta me institucionet, madje shpesh herë gjen konsensus edhe me Rilindjen. Këto miqtë pranë qeverisë iu siguruan atyre tenderin 1.8 miliardë lekë pa garë për ndërtimin e palestrës së shkollës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.