E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Miku i Tahirit i cili u akuzua për trafik droge, emërohet drejtor i ALUIZNI-t
Lajme

Miku i Tahirit i cili u akuzua për trafik droge, emërohet drejtor i ALUIZNI-t

Në prill të këtij viti, policia e Shtetit, në një aksion në Përmet mundi të sekuestronte 12 tonë kanabis sativa në një magazinë.

Dhe vetëm një ditë më vonë, Berisha përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, denonconte se droga në fjalë ishte e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe ish-kreut të minibashkisë 6 në Tiranë, Krenar Cenollarit.

Po ashtu, Berisha hidhte akuza ndaj Cenollarit, se duke qenë mik i Tahirit, kishte ndikuar në shumë emërime që ishin bërë në Polici, në qarqet e Tiranës dhe të Përmetit.

Në këtë denoncim përfshihej edhe Gentian Alizoti, ku sipas ish-kryeministrit ai është dënuar në vitin 2012 për trafik droge, ndërsa thuhet se ka lidhje gjaku me Cenollarin.

Megjithatë, që nga prilli, shumë gjëra ndodhën: Për Tahirin prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij si i implikuar në trafik droge, 3 zyrtarë të Policisë së Shtetit janë shpallur në kërkim po për drogë.

Por, Express mëson se Cenollari ka kaluar me ngritje, duke u emëruar drejtor i ALUIZNI-t Tirana-Rurale. Nuk dihet nëse këtë detyrë Cenollari e ka fituar me konkurs apo është emëruar nga drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame duke mos qenë fitues i ndonjë konkursi të tillë.

Ky i fundit, pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama fitoi mandatin e dytë, u shpreh se të gjithë drejtorët e këtij institucioni do të dalin nga një konkurs transparent.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.