Milani mposht Realin në shtëpi
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e Champions League, të vlefshme për raundin e katërt.
Milani mori fitore të madhe ndaj Real Madrid me rezultatin 3-1. Për italianët shënuan Thiaw, Morata dhe Reijnders, ndërsa Vinicius realizoi për vendasit.
Liverpool fitoi thellë ndaj Leverkusen me rezultatin 4-0. Tripleta e Diaz dhe goli i Gakpo i dhanë fitoren anglezëve.
Manchester City u turpërua nga Sportingu, pasi u mposht 4-1. Gyokeres ishte i pandalshëm, me 3 gola të shënuar.
Juventus nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Lille. Te goli i vetëm i fracezëve asistoi Edon Zhegrova për David.
Në ndeshjet e tjera, Dortmund fitoi 1-0 ndaj Sturm Graz, ndërsa Monaco fitoi me të njëjtin rezultat ndaj Bologna.
REZULTATET:
Real Madrid-Milan 1-3
Lille-Juventus 1-1
Liverpool-Leverkusen 4-0
Bologna-Monaco 0-1
Celtic-Leipzig 3-1
Dortmund-Sturm Graz 1-0
Sporting-Man City 4-1
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



