E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Milot, plagoset një  shtrtas me armë zjarri
Publik News

Milot, plagoset një shtrtas me armë zjarri

Sapo e pikasën, dy autorët e maskuar qëlluan me breshëri nga motori në drejtim të Ibrahimit, por atentati dështoi. 45-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Personat që plagosën sot 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi, ishin të mirëpërgatitur për një atentat. Të maskuar, dy autorët hipën mbi një motor dhe vëzhguan ‘shënjestrën’ e tyre deri në momentin që u doli në shteg.

Sapo e pikasën, dy autorët e maskuar qëlluan me breshëri nga motori në drejtim të Ibrahimit, por atentati dështoi. 45-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në këmbë.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Rreth orës 12:10, në Milot,Kurbin, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Y.I., i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. 

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSH-së  po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.