E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mimoza Hafizi: Sateliti do të qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë, mjet jo efikas
Publik News

Mimoza Hafizi: Sateliti do të qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë, mjet jo efikas

Pedagogia Mimoza Hafizi tha se është jo efikase që të shpenzohen 6 milionë euro për satelitët.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Hafizi, teksa ka komentuar shërbimin satelitor që u prezantua ditën  e djeshme nga kryeministri Ed Rama, theksoi se sateliti do të qëndrojë mbi Shqipëri vetëm 1 minutë.

Besoj se bëhet fjalë për satelitët e zakonshëm që hidhen në lartësinë 400 apo 500 kilometra nga Toka, që quhet orbita e ulët e satelitit, dhe satelit i tillë për një orë e gjysmë do të bëjë një rrotullim të plotë të të gjithë perimetrit të trajektores ku është përcaktuar, dhe imagjinoni për një orë e gjysmë se sa do të qëndrojë sateliti mbi Shqipëri. Ai do qëndrojë vetëm 1 minutë. Është një objekt jo efikas. Kushton 6 milionë euro, dhe 6 milionë euro nuk e di nëse i kanë kontraktuar për një vit apo edhe për vitet tjera”- theksoi ajo.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.