E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Minatori nga Hasi: E kam shkri jetën në minierë, pensioni s’më del as për miell
Lajme

Minatori nga Hasi: E kam shkri jetën në minierë, pensioni s’më del as për miell

Këtë pasdite kryeministri Rama ishte në Has në një takim me banorët vendas për t’u reklamuar platformën “shqipëriaqëduam.al”, por edhe për të dëgjuar ankesat e tyre.

Në sallë mikrofoni u shpërnda disa herë, ku mes qytetarëve foli edhe një minator i cili shpalosi jo pak të vërteta të dhimbshme.

Aziz Pervana, 60 vjeç, ka punuar 24 vite në minierë por shteti nuk e ka vlerësuar kurrë punën e tij edhe pse ai tha “me djersën tonë janë shkolluar shumë nga këta që kemi drejtues sot”.

Ndër të tjera Pervana u shpreh se nuk merr shtesat rimbursuese që i takojnë, ku paçka se ka takuar Klosin dhe koordinatorin e QarkutIlir Beqja të cilët janë zyrat dhe drejtoritë që e sorollatin duke ia pamundësuar marrjen e shtesës.

Pra, VKM-ja është miratuar dhe ka hyrë në fuqi pikërisht për këto shtesa por nuk e merr edhe pse e ka të nevojshme sepse pensioni nuk i mjafton as për miell.

Fjala e plotë e minatorit Aziz Pervana:

Përshendetje zoti Kryeminitër, jam një specialist miniere, kam punu 24 vite në minierë, nuk po flasim për pensionin qesharak që është por unë e kam një problem të cilin unë do ta sqaroj ty.
Në vitet 2015-2016 kam punu te një firmë private për të ulur varfërinë, jam taku me zotin Klosi dhe me Perfektin Morina. Quhem Aziz Pervana dhe me koordinatorin, ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili më ka dhënë një përgjigje jo të mirë. Megjithatë Klosi bashkë me Morinën më thanë që ty të takon shpërblimi sepse nxorët faljen ju bashkë me Blendi Klosin. U miratua në Parlament dhe me datë 24 maj të këtij viti e nxorët me VKM që t’u kthehet diferenca për ato që janë ndalë dhe nuk janë kthye.
Jam taku në Drejtori Rajonale dhe nuk marr përgjigje pozitive, jam taku edhe me kryetaren e partisë por me sa shoh unë dhe me sa është e vërtetë nuk e kanë çështje këtë punë. Domethënë përderisa unë ankohem dhe nuk gjej zgjidhje kjo është.
Tash pikën e dytë që kam: Unë e kam shkri jetën time, kam mbi 60 vjet, e kam shkri jetën time në minierë mbi 24 vjet dhe vite pune të tana.
Kam një kërkesë duke dëgjuar ligjërimet tua dhe duke parë diskutimet për statusin e minatorit por e vërteta ngelet e pluhurosur.
Jam shumë i qartë që kudo ku punohet dhe ka ankesa në Sigurimet Shoqërore e kudo tjetër nuk ia transmetojnë kryeministrit, dihet ajo punë!
Se me djersën e minatorit që ka vujt ditë e natë pa parë diellin me sy, qoftë edhe dy turnesh, janë shkollu gjithë këta njerëz që sot drejtojnë.
Por të marrësh një pension që s’mund të përballosh asgjë, sepse unë paguaj energjinë, ujin dhe jam shumë i rregullt por jam edhe me ilaçe se vuaj nga mushkëritë.
Si m’dalin mu ato lek që mezi kapin 200 mijshin?! S’e kap dot, s’e kap dot se nuk del! S’ja dal dot as me miellin!
Po edhe kjo që del me Vendim të Këshillit të Ministrave që të kthehet kjo diferencë por nuk zbatohet nga drejtoria, unë nuk e di!
Megjithatë nëse më takon të falënderoj, nëse s’më takon atëherë s’kam çfarë të bëj.”

Përgjigja e Ramës pasi ia ndërpreu fjalën Azizit:

Ajo që duhet të bësh është ekzaktësisht ajo që kanë bërë këta që janë k’tu me mua. S’ka nevojë as ta zgjasësh as të presësh. Sa t’dalësh që këtu për 3 minuta çoje çështjen te platforma shqipëriaqëduam.al dhe nëse të takon, unë besoj që të takon, ata që s’ta kanë dhënë nëqoftëse të takon do të ikin nga puna dhe ti do marrësh atë që të takon. S’je i kënaq?! Akoma s’je i kënaq? Po ulu pra, se prandaj është platforma se ka shumë raste kur ty të takon dhe s’e merr.
Për sa i përket statusit mos e harroni që ne në mandatin e parë mbajtëm angazhimin që kishim lidhur me minatorët, se duket sikur minatorët trajtohen siç trajtoheshin më përpara por kjo s’është e vërtetë. Për sa i përket statusit ne po bëjmë një projektligj siç e ka e Europa, një draft-ligj për status për të gjitha këto statuse pune të vështira që do të hyjnë tek kategoritë me një status të veçantë. Po bëj një projektligj këtë punë dhe do ta çoj në Parlament besoj brenda nëntorit dhe do t’i japim një zgjidhje kësaj çështjeje mënyrë definitive brenda mundësive, por duke respektuar edhe sakrificat në këto punë të vështira që kenë bërë.”

Shpresojmë shumë që premtimi i Ramës të mbahet dhe të zbatohet, sepse minatorët nuk janë vetëm punëtorë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.